Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta “pro” dhe “kundër” mandatit të dytë për formimin e qeverisë

Protesta e 31 majit për sovranitet dhe ligjshmëri në Bullgari
Foto: BGNES

Organizatat e majta si “Jashtë BE dhe NATO”, “MIR” dhe “Brod” protestuan para parlamentit duke kërkuar që mandati i dytë për formimin e qeverisë të kthehet i papërmbushur. Veprimtaria u shpall në rrjetet sociale si “protestë për sovranitetin dhe ligjshmërinë në Bullgari”. Demonstrata është një përgjigje e protestës civile të mbajtur mbrëmjen e 30 majit në Sofje. Një procesion nga presidenca deri në parlament brohoriti “Këtu nuk është Moska”. Aksioni i thirrur nga mbështetësit e koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB), e cila mori mandatin e dytë për të formuar qeveri, ishte si një mesazh se vendi është një republikë parlamentare dhe një anëtar i plotë i BE-së dhe NATO-së.

Tensioni u transferua në hapjen e seancës parlamentare. Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov përmes një deklarate i bëri thirrje PP-DB që menjëherë të kthejë mandatin për formimin e qeverisë. Deputeti i PP-së, Mirosllav Ivanov, e cilësoi fjalët e tij si “një propagandë fashiste”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 majin

Gjatë 24 orëve të ardhshme , nën ndikimin e një cikloni mesdhetar që kalon nëpër Detin Egje dhe ngushticat drejt Detit të Zi, situata meteorologjike në Bullgari do të jetë e ndërlikuar. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të..

botuar më 25-05-24 7.45.MD

Kirill Vëllçev: Nevojitet mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit

Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe bashkon përfaqësues të 34 mediave nga 25 vende.  Në hapje, Drejtori i Përgjithshëm i..

botuar më 25-05-24 5.11.MD

E3 zgjerohet zyrtarisht me itinerarin për këmbësorë "Rruga e Detit të Zi"

Itinerari turistik ndërkombëtar E3, pjesë e së cilës është itinerari "Kom-Emine" përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina, po zgjerohet zyrtarisht. Federata Evropiane e Turistëve ERA njoftoi se zyrtarisht pranon versionin për këmbësorë të "Rrugës së..

botuar më 25-05-24 3.36.MD