Organizatat e majta si “Jashtë BE dhe NATO”, “MIR” dhe “Brod” protestuan para parlamentit duke kërkuar që mandati i dytë për formimin e qeverisë të kthehet i papërmbushur. Veprimtaria u shpall në rrjetet sociale si “protestë për sovranitetin dhe ligjshmërinë në Bullgari”. Demonstrata është një përgjigje e protestës civile të mbajtur mbrëmjen e 30 majit në Sofje. Një procesion nga presidenca deri në parlament brohoriti “Këtu nuk është Moska”. Aksioni i thirrur nga mbështetësit e koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB), e cila mori mandatin e dytë për të formuar qeveri, ishte si një mesazh se vendi është një republikë parlamentare dhe një anëtar i plotë i BE-së dhe NATO-së.
Tensioni u transferua në hapjen e seancës parlamentare. Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov përmes një deklarate i bëri thirrje PP-DB që menjëherë të kthejë mandatin për formimin e qeverisë. Deputeti i PP-së, Mirosllav Ivanov, e cilësoi fjalët e tij si “një propagandë fashiste”.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..