Grupe folklorike bullgare nga vende të ndryshme evropiane mblidhen për të kënduar dhe kërcyer në edicionin e tetë të takimit "Në mejdanin e Bullgarisë jetër". Eventi zhvillohet në datat 3 dhe 4 qershor në kryeqytetin çek, Pragë, dhe tema është Festivali i Trëndafilit – mbledhja e trëndafilave në Luginën e Trëndafilave. “Do të marrin pjesë 80 grupe nga vende të ndryshme, do të ketë koreografë të ftuar, muzikë live, valle dhe shumë surpriza të tjera”, tha për BTA, Todor Ralev – koreograf në ansamblin “Bullgarë” në Pragë dhe organizator i takimit të këtij viti. Në të do të marrin pjesë afro tre mijë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Francë, Britaninë e Madhe, Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Itali, Suedi, Poloni etj.
Komuniteti bullgar në kryeqytetin çek do të demonstrojë ritualet tipike të rajonit të Kazanllëkut, të lidhura me mbledhjen e trëndafilave. Ngjarja përkon me festimet e 120-vjetorit të festës së parë të trëndafilit në Kazanllëk, i njohur si kryeqyteti i Luginës së Trëndafilave. “Qëllimi është që të gjithë së bashku, dorë për dore, të mblidhemi, të kërcejmë në sheshin e improvizuar, të argëtohemi së bashku, të shkëmbejmë informacione dhe përvoja dhe të largohemi me qindra miq të rinj”, thotë Todor Ralev.
Në vitin 2015 lindi ideja për t'u dhënë mundësi të gjitha formacioneve folklorike bullgare, që punojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, të takohen çdo vit në një vend tjetër, të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe informacione dhe mbi të gjitha – të argëtohen së bashku në skenën e Bullgarisë sonë tjetër dhe të bëhen miq jo vetëm në rrjetet sociale, transmeton BTA.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv personal
Nxënës bullgarë nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë dhe për dy vite me radhë studiuan historinë e emigracionit bullgar në Amerikë. Ky proces u ndoq dhe u dokumentua në filmin dokumentar "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë –..
Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për..
Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..
Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales..