Grupe folklorike bullgare nga vende të ndryshme evropiane mblidhen për të kënduar dhe kërcyer në edicionin e tetë të takimit "Në mejdanin e Bullgarisë jetër". Eventi zhvillohet në datat 3 dhe 4 qershor në kryeqytetin çek, Pragë, dhe tema është Festivali i Trëndafilit – mbledhja e trëndafilave në Luginën e Trëndafilave. “Do të marrin pjesë 80 grupe nga vende të ndryshme, do të ketë koreografë të ftuar, muzikë live, valle dhe shumë surpriza të tjera”, tha për BTA, Todor Ralev – koreograf në ansamblin “Bullgarë” në Pragë dhe organizator i takimit të këtij viti. Në të do të marrin pjesë afro tre mijë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Francë, Britaninë e Madhe, Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Itali, Suedi, Poloni etj.
Komuniteti bullgar në kryeqytetin çek do të demonstrojë ritualet tipike të rajonit të Kazanllëkut, të lidhura me mbledhjen e trëndafilave. Ngjarja përkon me festimet e 120-vjetorit të festës së parë të trëndafilit në Kazanllëk, i njohur si kryeqyteti i Luginës së Trëndafilave. “Qëllimi është që të gjithë së bashku, dorë për dore, të mblidhemi, të kërcejmë në sheshin e improvizuar, të argëtohemi së bashku, të shkëmbejmë informacione dhe përvoja dhe të largohemi me qindra miq të rinj”, thotë Todor Ralev.
Në vitin 2015 lindi ideja për t'u dhënë mundësi të gjitha formacioneve folklorike bullgare, që punojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, të takohen çdo vit në një vend tjetër, të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe informacione dhe mbi të gjitha – të argëtohen së bashku në skenën e Bullgarisë sonë tjetër dhe të bëhen miq jo vetëm në rrjetet sociale, transmeton BTA.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv personal
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist me rrënjë në Maqedoninë e Veriut dhe një histori të pasur kulturore. Ai erdhi në kryeqytetin..