“Dhe pas ëndrrës” është kënga e parë e Diços për vitin 2023. Është gjithçka që presim nga këngëtari me një zë prej kadifeje: një melodi magjepsëse, tekst i fortë, një video me ndikim dhe një interpretim mjeshtëror.
Diço e kompozoi muzikën, ndërsa për tekstin dhe aranzhimin e ndihmuan Zhana Zhivkova dhe Ivan Jordanov - Çeri.
“Kjo nuk është në fakt një këngë, të cilën e krijova lehtë. Përkundrazi! - thotë Diço. – “Dhe pas ëndrrës” kërkonte shumë kohë dhe vëmendje, sepse i kushtohet diçkaje jashtëzakonisht të rëndësishme. Këndohet për atë nevojë sensuale për t’ia dëshmuar gruas së dashur - në çdo moment, në çdo minutë - se e duash atë, se ajo është e duhura, se është e vetmja...”
Mesazhi i këngës “Dhe pas ëndrrës” i bën përshtypje një prej çifteve më të bukur të kërcimit në Bullgari - kampionëve të shtetit në vallëzime latine Vasill Pavllov dhe Tanja Balltova, të cilët u përfshin si personazhe kryesore në video. Nën regjinë e Radostin Sëbev - Shosho, në një ritëm elegant, vallëzuesit tregojnë historinë e një dashurie të stuhishme. Muzika, teksti dhe vizioni tregojnë se si nëse ndjenjat janë mjaft të forta dhe reale, ato do të ndërtohen përsëri nga copat e thyera të dashurisë.
Përgatiti në shqip: Svetllan Dimitrova
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...