Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Kabineti i propozuar ka ekspertizën për të marrë vendime të rëndësishme

| rinovuar më 23-06-06 3.37.MD
Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

“Sot është dita kur ne mund të thyejmë serinë e gjatë të zgjedhjeve të pafrytshme dhe t’i japim fund bllokimit politik. Sot është dita kur mund t’u japim shpresë miliona bullgarëve që duan se Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt dhe një parlament funksional.” Këtë e deklaroi nga tribuna parlamentare i nominuari për kryeministër të rotacionit nga PP-DB Nikollaj Denov duke prezantuar përbërjen e kabinetit të ri. Sipas tij dy koalicionet  - PP-DB dhe GERB-SDS bënë shumë kompromise për të siguruar stabilitetin e vendit, për të zgjidhur problemet e njerëzve dhe për të çuar përpara zhvillimin evropian të Bullgarisë. “Sot është dita për të zgjedhur një kabinet që ka ekspertizën dhe guximin të marrë vendime të rëndësishme dhe të mbajë përgjegjësi për to,” theksoi Denkov.

Para votimit të kabinetit, kryeministri në detyrë Gëllëb Donev u tha gazetarëve se gjëja më e rëndësishme për Bullgarinë tani është që të ketë një qeveri të rregullt funksionale me mbështetje parlamentare.

Kirill Petkov

Bashkëkryetari i PP Kirill Petkov tha para deputetëve se të dy të treguarit si kryeministra të radhës - Nikollaj Denkov nga PP-DB dhe Maria Gabriel nga GERB-SDS, i dhanë besimin se bashkimi është i mundur. “Nëse ne në parlament i japim një jetë më të gjatë kësaj qeverie, Bullgaria mund të transformohet, të jetë në Shengen, të ketë një buxhet me deficit nën 3%, pa kursim në pensione dhe pa rritur taksat... Bullgaria mund të fillojë edhe një herë ngritjen e saj në zhvillimin rajonal dhe të rinjtë mund ta shohin zhvillimin e tyre në vend, dhe jo jashtë tij”, siguroi Petkov.

Gjatë prezantimit të kryeministrave me radhë, ai theksoi se akademiku Denkov u rendit në TOP 1% të shkencëtarëve të kimisë fizike në botë, dhe Gabriel është “një tjetër talent i madh i Bullgarisë”, një person që e ka dëshmuar veten si një lider i suksesshëm evropian në fushat që nxisin zhvillimin ekonomik në të gjithë Evropën. 

Nikollaj Drençev

Grupi parlamentar i “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e re. Këtë e konfirmoi Nikollaj Drençev nga “Vëzrazhdane”. “Ne e njohim personin që po na ofrojnë për kryeministër sot nga tri qeveritë në të cilat ishte ministër i arsimit”, tha ai. Sipas tij, fëmijët diplomohen nga të gjitha nivelet e arsimit analfabet.

Filip Stanev

“Ka një popull të tillë” gjithashtu nuk do ta mbështesë kabinetin. Filip Stanev nga partia e quajti koalicionin e ri qeverisës “lidhja e zotërinjve të jashtëzakonshëm mashtrues”. Sipas tij, ata që mbështesin qeverinë e re janë turp për demokracinë bullgare.

Kostadin Kostadinov

Sipas liderit të “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov, në kabinetin e ri hyjnë vetëm persona të afërt me SHBA-në. Sipas tij, “jemi dëshmitarë të një grusht shteti prej kadifeje”, pas të cilit qëndrojnë “mjeshtër nga ambasadat”.

Denica Saçeva

Denica Saçeva nga GERB vuri në dukje se partia bëri kompromise që ishin të vështira për t’u pranuar nga votuesit, por shpjegoi se qëllimi ishte “rezultate të shpejta dhe pa kompromise”. “Shteti nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga njerëz që nuk janë të zgjedhur nga populli”, tha ajo, duke iu referuar qeverive të përkohshme të emëruara nga presidenti Rumen Radev.

Ljuben Dillov - bir

“Bullgaria është në kaos të kontrolluar për dy vjet”, tha nga foltorja Ljuben Dillov - bir nga SDS. Sipas tij, në politikën bullgare është bërë një eksperiment i madh, pasi shteti është lënë në duart e qeverive të përkohshme për aq shumë kohë. Ai tha se duhet bërë përpjekje që ky parlament të funksionojë dhe të mbështetet kabineti, pasi do të ketë një detyrë të madhe dhe të vështirë për të rregulluar gjërat jashtëzakonisht të vështira.


Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD