Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sandanski mirëpret forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde"

Foto: sandanski.bg

Më shumë se pesëdhjetë prodhues prezantojnë produktet e tyre në Sandanski, në forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde", më 10 dhe 11 qershor. Veprimtaria e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë (DRB) - Bllagoevgrad, nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev, bashkon në një vend ushqimin dhe verën bullgare të cilësisë së lartë nga prodhuesit vendas, prezantimin e atraksioneve natyrore, kulturën dhe turizmin. Produktet prodhohen pothuajse në të 14 bashkitë e rajonit të Bllagoevgradit dhe janë të ekspozuara në parkun e qytetit "Shën Vraç" në Sandanski. Është planifikuar një program i pasur kulturor me një shfaqje kulinare, një koncert të Vlladimir Ampov - Grafa dhe Band, si dhe një shfaqje me drita nga Teatri i Zjarrit dhe i Hijeve "Fireter" në orët e vona të së shtunës në mbrëmje.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë, Shqipëri, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe të..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD