Ekspozita e fundit në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes i kushtohet zahnrit të animalizmit, i cili gjurmon se si artistët bullgarë që nga Çlirimi (1878) e deri në mesin e shekullit të ХХ -të rikrijonin kafshët si imazhe të pavarura në vizatimet, ilustrimet, pikturat, skulpturat dhe punimet qeramike të tyre.
“Nuk mund të flasim për faktin se animalizmi është i pranishëm në formën e tij të pastër në artin bullgar – thotë Ljuben Domozetski, një nga kuratoret e ekspozitës. – Shumë shpesh ai përfshihet në zhanre të tjera si arti i natyrës së qetë apo peizazhi. Është interesante prezenca e tij në artin e viteve 1920 përmes dizajneve dekorative të stilizuara, kryesisht të zogjve, të cilat shumë artistë i krijonin si pjesë e studimeve të tyre akademike. Animalizmi manifestohet në formën e tij më të pastër në skulpturë - në gjysmën e parë të shekullit të kaluar u krijuan shumë skulptura parqesh, për fat të keq, tashmë të shkatërruara. Arkivat e ruajtura rreth tyre tregojnë një nuancë interesante të zhvillimit të artit në Bullgari nga kjo periudhë”.
Ekspozita përfshin vepra të shumë prej autorëve më të rëndësishëm të artit bullgar - Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, Ivan Llazarov, Ivan Milev, Konstantin Shtërkellov, Boris Georgiev, Ivan Penkov, Georgi Popov-Xhon, Ivan Mërkviçka, Jaroslav Veshin, Oto Horejshi. Rrëfimi pamor fillon me dy vepra të gjysmës së parë të shekullit të XIX-të të ikonografit Zahari Zograf. Nëpërmjet tyre ikonografi i Rilindjes shkëputet nga kanuni i artit të krishterë.
“Zahari Zograf ka pikturuar një lakuriq nate dhe një flutur nate – thotë Ljuben Domozetski. - Këto vepra rikrijojnë një lloj përshtypjeje momentale, një frymë gati rilindase në studimin e botës përreth, e ngjashme në karakter me veprat e Albrecht Dürer-it apo Leonardo da Vinçit në Rilindjen Evropiane. Më detaje të shkëlqyera, piktori na shfaq të gjitha pjesët e trupit të lakuriqit të natës dhe fluturës. Ato ndryshojnë nga pikturat e ikonave të tij dhe shprehin një mendim analitik në përpjekje për të kuptuar se si është strukturuar bota.”
Artistët bullgarë pikturojnë kafshë shtëpiake, po ashtu edhe kafshë të egra, ndërsa veprat e tyre karakterizohen nga liria dhe natyrshmëria. Dokumentet dëshmojnë se për nevojat e Akademisë së Arteve janë blerë kafshë të balsamosura që studentët t'i rikrijojnë në projektet e tyre dekorative.
“Ka vepra që lidhen me pjesëmarrjen e piktorëve bullgarë në Ballkan dhe në Luftën e Parë Botërore, ku bashkë me njeriun përfshihet edhe shoku i tij besnik – kali, bualli, qeni - vijoi kritiku i artit. - Përveç kësaj, menjëherë pas Çlirimit, në Sofje u krijua kopshti zoologjik i parë dhe u bë një vend tërheqës për artistët. Atje ata kanë mundësinë të pikturojnë në natyrë kafshë të egra ose përfaqësues të faunës ekzotike - një cikël i tillë veprash është krijuar nga artisti Ilija Petrov.”
Në çdo vepër mund të shihet jo vetëm sjellja dhe dashuria për imazhin e rikrijuar, por duket sikur autori u ka dhënë shpirt, thotë Ljuben Domozetski.
“Disa artistë janë më të interesuar ndaj ngjyrave dhe formave të kafshëve – shton ai. - Ndërsa në vepra të tjera bie në sy njëfarë ndjeshmërie - siç është, për shembull, "Qeni ynë çalaman" i Hristo Berberovit.
Ekspozita në galerinë e qytetit tregon se veprat e klasifikuara si "margjinale", "jozyrtare" mund të zbulojnë një anë të panjohur të një autori që ne mendojmë se e njohim. Mesazhi tjetër është qëndrimi ndaj kafshëve dhe ndaj natyrës – një përkujdesje e veçantë me vëmendje dhe dashuri”- thotë Ljuben Domozetski.
Ekspozita në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes do të jetë e disponueshme deri më 16 korrik 2023.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/ Sofia City Art Gallery, Diana Cankova
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Më 11 korrik në qytetin e Samokov u hap edicioni i dhjetë i Festivalit të Mjedrëz, i cili vazhdon edhe më 12 korrik. Ngjarja është konsoliduar gjatë..
Deri më 13 korrik 2025, parku historik "Hisarllëka" pranë qytetit të Kjustendillit pritet të mirëpresë mijëra turistë, aventurierë dhe adhurues të..