Figura e kryeprokurorit duhet të hiqet me ndryshimet në Kushtetutë. Rreth kësaj u bashkuan deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Këtë e tha deputeti i DPS Deljan Peevski pas takimit, në të cilin mori pjesë edhe ministri i ri i drejtësisë Atanas Sllavov. Bisedimet mbi këtë temë do të vazhdojnë javën e ardhshme me grupet e tjera parlamentare.
Propozimi për heqjen e institucionit të kryeprokurorit vjen nga PP-DB. DPS shprehu gatishmërinë për ta mbështetur.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..