Nga data 12 deri më 30 qershor, Bullgaria është nikoqire e stërvitjes bullgaro-amerikane "Garda Trake - 2023". Ajo është pjesë e kremtimit të 30-vjetorit të fillimit të partneritetit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Gardës Kombëtare të Shtetit të Tenesit. Nga ana bullgare do të përfshihen Forcat Ajrore dhe Komanda e Forcave të Përbashkëta dhe nga ana amerikane - ushtarë nga forcat tokësore dhe ajrore të Gardës Kombëtare të shtetit të Tenesit. Avionët C-130, C-17, C-21 do të dislokohen për stërvitjen në bazën ajrore Bezmer.
Aviacioni bullgar do të marrë pjesë edhe në stërvitjen më të madhe ajrore të NATO-s "Air Defender 23" deri më tani, njoftoi uebfaqja e Bundeswehr-it. 250 avionë luftarakë nga 25 vende do të stërviten nga 12 deri më 23 qershor në Gjermani për të zmbrapsur një ofensivë nga një vend lindor i paidentifikuar.Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..