Kryeministri Nikollaj Denkov do t'u kërkojë të gjithë qeveritarëve të qarqeve që dhanë dorëheqje të marrin masa urgjente parandaluese kundër përmbytjeve të mundshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Me këtë rast ai foli me shefin e mbrojtjes dhe me drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve.
Për momentin afro njëqind ushtarakë janë duke marrë pjesë në aktivitetet për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet në komunën e Berkovicës, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Po punohet edhe për uljen e niveleve të digave “Klisurica” dhe “Ogosta”.
Mbrëmë rrugët në Berkovica u shndërruan në lumenj që bartnin vetura, dhjetëra shtëpi u përmbytën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Situata mbetet e rëndë edhe në komunën e Georgi Damjanovos.Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..