Në emër të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Ivan Çençev lexoi në Kuvend deklaratën për rrahjen e një shtetasi tjetër maqedonas me vetëdije bullgare në Strugë më 13 qershor. Deputeti kërkoi nga Kuvendi që të lëshojë një deklaratë të përgjithshme me të cilën dënohet krimi i urrejtjes ndaj bashkëkryetarit të shoqatës bullgare në Strugë Bekir Kadrieski - "Shemeto", i cili ndodhet në spital. Projektdeklarata i bën thirrje Shkupit t'i japë fund të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes anti-bullgare. Deklarata duhet të dorëzohet me shkrim për t'u votuar nga deputetët, sqaroi kryetari i parlamentit. Ministria e Jashtme bullgare ka dërguar në Strugë konsullin bullgar nga Konsullata e Përgjithshme në Manastir për të sqaruar faktet në vend dhe nëse bëhet fjalë për krim urrejtjeje, njofton Ministria.
Kadrieski u sulmua nga persona të panjohur në qytetin e Strugës, të cilët e quajtën atë "bullgar të pistë" gjatë rrahjes brutale, tha për BNR Zhivko Çakrakçiev, bashkëkryetar i shoqatës bullgare në qytetin afër Liqenit të Ohrit.
"Kur i rrahin udhëheqësit e komunitetit, e bën të gjithë komunitetin të frikësohet dhe të përmbahet nga veprimet publike. Shohim që liderët rrahen dhe sulmohen sistematikisht, njerëzit që çdo ditë merren me aktivitete që i bashkojnë bullgarët dhe maqedonasit. Ky është qëllimi - Bullgarët duhet të frikësohen”, komentoi për BNR Viktor Stojanov nga Fondacioni “Maqedonia”.Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..