Në emër të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Ivan Çençev lexoi në Kuvend deklaratën për rrahjen e një shtetasi tjetër maqedonas me vetëdije bullgare në Strugë më 13 qershor. Deputeti kërkoi nga Kuvendi që të lëshojë një deklaratë të përgjithshme me të cilën dënohet krimi i urrejtjes ndaj bashkëkryetarit të shoqatës bullgare në Strugë Bekir Kadrieski - "Shemeto", i cili ndodhet në spital. Projektdeklarata i bën thirrje Shkupit t'i japë fund të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes anti-bullgare. Deklarata duhet të dorëzohet me shkrim për t'u votuar nga deputetët, sqaroi kryetari i parlamentit. Ministria e Jashtme bullgare ka dërguar në Strugë konsullin bullgar nga Konsullata e Përgjithshme në Manastir për të sqaruar faktet në vend dhe nëse bëhet fjalë për krim urrejtjeje, njofton Ministria.
Kadrieski u sulmua nga persona të panjohur në qytetin e Strugës, të cilët e quajtën atë "bullgar të pistë" gjatë rrahjes brutale, tha për BNR Zhivko Çakrakçiev, bashkëkryetar i shoqatës bullgare në qytetin afër Liqenit të Ohrit.
"Kur i rrahin udhëheqësit e komunitetit, e bën të gjithë komunitetin të frikësohet dhe të përmbahet nga veprimet publike. Shohim që liderët rrahen dhe sulmohen sistematikisht, njerëzit që çdo ditë merren me aktivitete që i bashkojnë bullgarët dhe maqedonasit. Ky është qëllimi - Bullgarët duhet të frikësohen”, komentoi për BNR Viktor Stojanov nga Fondacioni “Maqedonia”.Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..