Në Turqi do të shkruajnë një kushtetutë të re
Pas një mbledhjeje të kabinetit, presidenti Rexhep Erdogan tha se Turqia duhet të zëvendësojë kushtetutën e saj të vitit 1982 të shkruar nga ushtarakët me një kushtetutë më civile, liberale dhe demokratike. Ndryshimet do të jenë në temat e lirisë, të së drejtës për siguri dhe një proces të drejtë gjyqësor, lirinë e fjalës, si dhe të drejtat e grave dhe personave me aftësi të kufizuara. Forcimi i këtyre të drejtave dhe lirive has pengesa burokratike në zbatimin e duhur të tyre. Drafti i kushtetutës së re u përgatit në përputhje me vëzhgimet dhe raportet e mekanizmave ndërkombëtarë që monitorojnë të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me disa grupe të të drejtave të njeriut, vuri në dukje Erdogan dhe theksoi se sistemi presidencial i qeverisjes, që ai personalisht e vendosi në vend, do të ruhet shkruan sabah.com.tr.
Parashikojnë një formim të vështirë të një koalicioni qeverisës në Malin e Zi
Lëvizja pro-evropiane “Evropa Tani” fitoi zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi me 25.6 për qind të votave. Me 23.2 për qind të votave, e dyta është Partia Demokratike e Socialistëve, kreu i së cilës deri vonë ishte Millo Xhukanoviç. I treti është koalicioni pro-rus dhe pro-serb “Për të ardhmen e Malit të Zi” me 14.7 për qind mbështetje. Koalicioni URA i kryeministrit Dritan Abazovic dhe Demokratët e ish-kryetarit të parlamentit Aleksa Beçiç fituan 12.5 për qind. Pa pritur, Partia Boshnjake fitoi mbi 7 për qind. Kështu, 9 nga 15 partitë që morën pjesë në zgjedhje hyjnë në parlamentin me 81 vende. Kjo e bën jashtëzakonisht të vështirë parashikimin se si do të duket koalicioni i ardhshëm qeverisës, shkruan vijesti.me. Pjesëmarrja në votime më 11 qershor ishte 56 për qind dhe ishte më e ulëta që nga viti 1990.
Pas një vonese për shkak të grevës së mësuesve në Rumani, u realizua rotacioni i kryeministrave
Me 290 vota “pro”, 95 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, dy dhomat e parlamentit rumun zgjodhën qeverinë e re rumune të kryesuar nga socialdemokrati Marçell Çollaku. Kështu, përfundoi me sukses rotacioni i kryeministrave, i cili u bë për herë të parë në Rumani pasi u ra dakord në nëntor 2021. Ish-kryeministri Nikollae Çuka u zgjodh më parë kryetar i Senatit. Në kabinetin e ri, 18 ministritë janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe secila parti ka një zëvendëskryeministër, raportoi TV Digi24. I pakënaqur me rishpërndarjen e ministrive, Bashkimi Demokratik i Hungarezëve u largua nga koalicioni i Nacional Liberalëve dhe Social Demokratëve. Çollaku deklaroi se përmes fondeve dhe kredive evropiane pret që në 12 muaj të investohen 50 miliardë euro në ekonominë rumune.
Kryebankieri i Greqisë i quan grekët “kampionë të evazionit fiskal”
Evazioni fiskal në Greqi kalon 60 miliardë euro në vit. Këtë e bëri të ditur guvernatori i Bankës Qendrore, Janis Sturnaras. “Të ardhurat e deklaruara zyrtarisht në vend arrijnë në 80 miliardë euro, kurse konsumi në 140 miliardë euro. Ky konsum nuk është shoqëruar me ulje të kursimeve, të cilat në fakt vazhdojnë të rriten”, tha Sturnaras për in.gr. “Ne jemi kampionët evropianë” të evazionit fiskal, pavarësisht progresit të bërë në rritjen e të ardhurave tatimore në përqindje të PBB-së”, theksoi Sturnaras. Ai shprehu besimin se vendi do të rifitojë vlerësimin e investimeve këtë vit dhe përsëriti se Greqia ka nevojë për një qeveri me një horizont afatgjatë.
BE thirri një takim krize mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel
Prishtina ndaloi hyrjen e mallrave serbe dhe veturave me regjistrim serb në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që rrisin tensionet. Deklarata vjen pasi policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës më 14 qershor. Sipas Beogradit, ata hyrën në territorin serb. Prishtina tha se ata u sulmuan dhe u rrëmbyen nga territori i Kosovës. Më parë, më 13 qershor, në Mitrovicë të Kosovës, autoritetet kosovare arrestuan Milun Milenkoviç-Lune. Për Prishtinën ai është organizator i protestave serbe kundër emërimit të kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë në komunat serbe. Stano tha se për shkak të ngjarjeve, BE-ja vendos sanksione ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton BTA. Kurti propozoi një plan 5-pikësh për zgjidhjen e krizës dhe tërheqjen e “grupeve të dhunshme” në veri të Kosovës.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, Archiv
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..