Sot më 21 qershor është premiera e librit “Evolucioni iKredës i ishullit Livingston, Antarktidë” të studiuesit polar Prof. Hristo Pimpirev. Instituti Bullgar i Antarktikut njofton se prezantimi është nga ora 18:00, në sallën e re të konferencave në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". 30 vjet më parë, gjatë ekspeditës bullgare në Antarktidë në verën e viteve 1993-1994, filluan kërkimet në ishullin Livingston, ku ndodhet baza polare bullgare "Shën Kliment Ohridski". Deri atëherë, eksplorimet ishin të izoluara. Në librin e tij, Prof. Pimpirev përmbledh të dhënat e sintetizuara mbi stratigrafinë dhe evolucionin gjeologjik të ishullit Livingston gjatë Periudhës së Kredës.
Prof. Dr. Hristo Pimpirev është profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", shkencëtar dhe eksplorues i njohur polar. Ai është themelues dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Polare, udhëheqës i 31 ekspeditave kombëtare të Antarktidës, autor i dhjetë librave, tetë dokumentarëve dhe mbi 250 publikimeve shkencore. Ai është bullgari i parë që vendos flamurin kombëtar në Polin e Jugut, më 8 janar 2013.Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..