Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Ivanova dhe Daniel Lorer janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian

| rinovuar më 23-06-21 4.47.MD
Foto: BGNES-arkiv

Ilijana Ivanova, anëtare e Zyrës Evropiane të Auditimit, është propozimi i GERB-it për një komisioner evropian bullgar i cili të zëvendësojë ministren e jashtme aktuale Maria Gabriel, që  dha dorëheqje si komisionere evropiane, njoftoi kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Ivanova është "një fytyrë shumë e njohur në Bruksel". “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) nuk kanë familje politike në Parlamentin Evropian, prandaj është logjike që komisioneri evropian të jetë nga GERB, nga fituesit e zgjedhjeve, tha Borisov. “Komisioni Evropian do të vendosë, por mendoj se kandidati ynë është më i mirë”, theksoi lideri i GERB-it.

Deputeti Daniel Lorer konfirmoi se është kandidati i PP-së për komisioner evropian dhe tha se pret që Bullgaria të marrë në Komisionin Evropian resorin aktual të Gabrielit - komisioner evropian përgjegjës për inovacionet, kërkimet shkencore, kulturën, arsimin dhe rininë.

Pak më vonë, zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant, deklaroi se Komisioni nuk ka marrë njoftim nga autoritetet bullgare për dy nominimet e komisionerëve evropianë.

Ajo kujtoi se kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u ka dërguar një letër autoriteteve bullgare, në të cilën ka kërkuar dy emra.

Spinant sqaroi se dy nominimet i ka parë vetëm në lajme dhe deklaroi se resori do të komentohet në një fazë të mëvonshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..

botuar më 25-10-24 12.02.MD
Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD