Kryeministri Nikollaj Denkov angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të kryejnë kontrolle parandaluese për sigurinë e ndërmarrjeve ushtarake shtetërore dhe private. Qëllimi është të forcohen urgjentisht masat e sigurisë pas shpërthimeve në një magazinë municionesh të një prodhuesi privat pranë Karnobat më 25 qershor. Në fund të korrikut 2022, ndodhi një tjetër shpërthim në vendin e së njëjtës kompani, e cila tradicionalisht eksporton produkte në Ukrainë. Pronari më pas njoftoi se ka shumë të ngjarë të ishte një zjarrvënie me dashje. Në incidentin e fundit, pronari konfirmoi se ishte përdorur e njëjta skemë si në shpërthimin e mëparshëm.
Përveç sigurisë së qytetarëve dhe bizneseve, prioritet i qeverisë është edhe mbështetja e përgjithshme për zhvillimin e industrisë bullgare të mbrojtjes, e cila është kyçe për ekonominë e vendit, theksoi gjithashtu Këshilli i Ministrave.Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..