Tradita kineze mori jetë në kuadër të Festivalit të parë dyditor të Varkave të Dragoit në vendin tonë, i cili është pjesë e aktiviteteve të shumta në programin "Vera me kulturën kineze në Bullgari" (qershor-gusht).
Gara shumëngjyrëshe zgjoi interesin e entuziastëve - më shumë se 20 ekuipazhe me 10 ose 20 rremtarë matën forcat e tyre në garën e kanotazhit të sinkronizuar dhe shpejtësisë.
Veprimtaria sportive synon të popullarizojë këtë sport në vendin tonë, pasi në vitin 2025 Bullgaria do të jetë mikpritëse e Garës Botërore me Varkat e Dragoit të Klubeve. Ai do të mbahet në qytetin tonë Ruse pranë lumit Danub, ku pritet të mbërrijnë më shumë se 100 ekipe dhe afro 40000 entuziastë nga e gjithë bota.
Ata që nuk u përfshinë në garat sportive patën mundësinë të mësonin për lojërat tradicionale kineze, zanatet, veshjet dhe kuzhinën - demonstrimet ishin pjesë e programit të Festivalit të Varkave të Dragoit pranë Pançarevos.
"Shpresojmë që çdo ngjarje e kalendarit kulturor të kësaj vere të lërë një gjurmë unike në shkëmbimin kulturor midis Bullgarisë dhe Kinës, të bëjë që zemra e çdo pjesëmarrësi të rrahë në sinkron dhe të shkaktojë një reagim të pandërprerë," thonë organizatorët nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari dhe Qendra Kulturore Kineze në Sofje.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES dhe Elena Karkallanova
Pernik ndodhet vetëm 35 km në jugperëndim të Sofjes dhe të gjithë e njohin si "qytetin e arit të zi" ose "qyteti i minatorëve". Megjithatë, vitet e fundit, pamja e Pernikut ka ndryshuar dhe ne e lidhim gjithnjë e më shumë qytetin me festën e tij të..
Kraishteto është një rajon në Bullgarinë Perëndimore, afër kufirit me Serbinë, i njohur për bukuritë e ruajtura natyrore. Në dekadën e fundit, ky rajon gëzon një interes në rritje në mes të turistëve. E megjithatë këtu mund të endesh për orë të tëra..
Për shumë njerëz, është një ëndërr të fillojnë vitin e ri mes bukurisë së qetë të një pushimoreje malore të mbuluar me borë. Vendpushimi i njohur bullgar i skive Borovec, i cili është vetëm një orë me makinë nga kryeqyteti bullgar Sofje,..
Pernik ndodhet vetëm 35 km në jugperëndim të Sofjes dhe të gjithë e njohin si "qytetin e arit të zi" ose "qyteti i minatorëve". Megjithatë, vitet e..