Mbi 700 nomadë digjitalë nga e gjithë bota mbërritën në Bansko për edicionin e dytë të “Nomad Fest”, i cili organizohet nga Matthias Zeitler, i cili së bashku me komunën është krijues i qendrës së bashkëpunimit në këtë qytet turistik bullgar.
Ideja e festivalit është të mbledhë në një vend njerëz që zgjedhin se ku dhe si të punojnë, me mundësinë për të shkëmbyer ide, për të prezantuar sipërmarrjet e tyre të biznesit dhe për të shijuar bukuritë natyrore, stilin e jetesës së banorëve vendas dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të malit Pirin. 7 vjet më parë, kur u krijua hapësira e parë e bashkëpunimit në Bansko, qyteti u bë qendra kryesore e nomadëve digjitale në Evropë. Madje shumë nomadë u bënë banorë të qytetit. Edicioni i dytë i festivalit do të vazhdojë në parkun e qytetit deri më 2 korrik.
Një nga temat e reja të nomadëve digjitalë është optimizimi i mënyrës së punës për të mbledhur veprimtarinë aktive brenda një jave pune 25 orëshe, thonë organizatorët. Ekipi i Matthias Zeitler ka gjithashtu ambicie të krijojë një bazë për nomadët digjitalë në zonën turistik “Semkovo” mbi qytetin Belica dhe aktualisht po zhvillohen negociata për rikonstruksionin e hotelit të vjetër “Rila”, i mbyllur prej vitesh.
Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalëMë 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit..
Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i..