Deputetët dëgjuan ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev, në lidhje me iniciativën e Bashkimit Evropian për sigurimin e 1 milion municioneve dhe predhave për Ukrainën dhe gatishmërinë e deklaruar të vendit tonë për të përgatitur mjekë luftarakë dhe ndihmësmjekë në ndihmë të Ukrainës.
Në parlament, Tagarev theksoi se në këtë fazë Bullgaria nuk ka mundësi të dërgojë municione me kalibër 155 milimetra, pasi nuk ka armë të tilla, por ekziston mundësia që Agjencia Evropiane e Mbrojtjes të angazhojë kompani bullgare me prodhimin e municioneve të tilla.
Për këtë qëllim do të ndahen 500 milionë euro nga fondi evropian. Gjithashtu u bë e qartë se vendi ynë nuk do të dërgojë forca të armatosura në Ukrainë, në asnjë formë, por do të trajnojë mjekë ukrainas. Brenda një viti, gjithsej 60 mjekë dhe ndihmësmjekë ushtarakë ukrainas do t'i nënshtrohen trajnimit special përmes qendrës mjekësore ushtarake të trajnimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore.Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..
Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..
Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i..
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138..