Vetëm 8% e bullgarëve e vlerësojnë pozitivisht veprimtarinë e Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, 53% negativisht dhe 39% nuk kanë mendim. Sa i përket qeverisë, miratimi për të është 20%, mosmiratimi - 37%, dhe 43% nuk kanë mendim. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të “Alpha Research”, të kryer në periudhën 20-26 qershor 2023, me 1000 shtetas të rritur bullgarë, duke përdorur metodën e intervistës direkte të standardizuar me tableta.
Sipas hulumtimit, besimi tek kryeministri Nikollaj Denkov është 26%, mosbesimi 30% dhe 44% e të pyeturve janë neutralë. Pavarësisht mbështetjes së dobët për parlamentin dhe qeverinë, 48% janë të mendimit se formimi i një kabineti mes dy forcave kryesore politike nuk është ideal, por është alternativa më e mirë për vendin.Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...