Vetëm 8% e bullgarëve e vlerësojnë pozitivisht veprimtarinë e Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, 53% negativisht dhe 39% nuk kanë mendim. Sa i përket qeverisë, miratimi për të është 20%, mosmiratimi - 37%, dhe 43% nuk kanë mendim. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të “Alpha Research”, të kryer në periudhën 20-26 qershor 2023, me 1000 shtetas të rritur bullgarë, duke përdorur metodën e intervistës direkte të standardizuar me tableta.
Sipas hulumtimit, besimi tek kryeministri Nikollaj Denkov është 26%, mosbesimi 30% dhe 44% e të pyeturve janë neutralë. Pavarësisht mbështetjes së dobët për parlamentin dhe qeverinë, 48% janë të mendimit se formimi i një kabineti mes dy forcave kryesore politike nuk është ideal, por është alternativa më e mirë për vendin.Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..