Përfaqësues të disa formacioneve politike paraqitën në parlament një projekt-deklaratë që mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Në mesin e nënshkruesve të dokumentit janë liderët e GERB-it Bojko Borisov, i “Bullgarisë Demokratike” Atanas Atanasov dhe Hristo Ivanov dhe i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë, kryetari i grupit “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov. “Po e vazhdojmë ndryshimin” deklaroi gjithashtu mbështetje për tekstin e propozuar. Në deklaratë theksohet se pritet nga qeveria, përfshirë në samitin e ardhshëm të NATO-së në Vilnius, të mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë pasi të rivendoset paqja në territorin e saj. Aleatëve u kërkohet të shfrytëzojnë forumin për të përshkruar parametra të qartë për rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..
Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të..
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të..
Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të..