Të nisesh në pelegrinazh drejt vetvetes me ndihmën e besimit. Kjo aventurë – simbiozë mes botës shpirtërore dhe fizike, forcës dhe besimit njerëzor, të kaluarën dhe të tashmen nuk është diçka e panjohur, sidomos për ne evropianët. Një nga rrugët më të famshme të pelegrinazhit është El Camino de Santiago dhe është një rrjet rrugësh në disa shtete të ndryshme, me një gjatësi totale prej rreth 1500 km, të cilat të çojnë në një vend - Katedralja e Santiago de Compostela në qytetin spanjoll të të njëjtin emër. Aty ruhen lipsanet e Shën Jakobit, një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezu Krishtit.
Që nga viti 2019, Bullgaria ka Rrugën e saj të Shenjtë drejt lipsaneve të Shën Ivan Rillskit.
“Ideja është të ndjekim rrugën e transferimit të fundit të lipsaneve të Shën Ivan Rillskit, në vitin 1469 nga Tërnovo në Manastirin e Rillës – tregon për Radio Bullgarinë një nga organizatorët kryesorë, matematikani dhe profesori në Universitetin e Veliko Tërnovos, Dr. Paskall Peperkov. - Një rrugëtim që praktikisht përshkoi gjysmën e Bullgarisë - nga Tërnovo arriti në Nikopoll, qendra administrative e asaj kohe për pothuajse të gjithë Bullgarinë Veriore, prej andej në Sredec dhe më pas në Manastirin e Rillës. Këtë ngjarje tregohej që atëherë nga dhjaku Vlladislav Gramatik. Ai përshkruan 10 toponime, 10 vende nëpër të cilat është e sigurt se kanë kaluar reliket e shenjtorit. Dhe ajo që ne po bëjmë është të rikuperojmë rrugën historike drejt tyre. Ne nuk e bëjmë këtë vetëm duke ecur, por e bëjmë edhe duke u lutur. Kështu e përdorim rrugën e shenjtëruar dikur të relikteve të shenjtorit për t'iu afruar Zotit nëpërmjet lutjeve. Lutja është një formë bisede me Krijuesin dhe një përpjekje për t'u lutur për begati për pjesëmarrësit në rrugëtim dhe për mbarë kombin dhe vendin tonë."
Si çdo vit, edhe këtë vit pelegrinazhi në rrugën e lipsaneve të Shën Ivan Rillskit fillon më 1 korrik nga Veliko Tërnovo dhe do të përfundojë më 12 gusht në Manastirin e Shenjtë të Rillës. Në mbrëmjen e 30 qershorit, pjesëmarrësit mbajtën një vigjilencë gjithë natës në qytetin e vjetër bullgar. Në mesin e tyre janë edhe dy organizatorët kryesorë të marshimit shpirtëror - profesorët Paskall Piperkov dhe Evgeni Koev. Ata janë gjithashtu shkencëtarët që kanë bërë studimet më të rëndësishme për transferimin e lipsaneve të shenjtorit - mbrojtësit qiellor të Bullgarisë.
“Me këtë çështje merret nga viti 1999 kolegu Evgeni Koev. Ai është ndër iniciatorët e ndërtimit të vakëfit së Shën Ivan Rillskit, Çudibërësit në malin Krëstec në Stara Pllanina - një nga vendet nëpër të cilat reliket kaluan nga Sredec në Tarnovo. U përfshiva në studimet në vitet 2014-2015 dhe në vitet e ardhshme së bashku përshkruam rrugën e saktë të kalimit ”.
Dhe kështu, pesë vjet më parë, me rastin e 550-vjetorit të kthimit të lipsaneve të Shën Ivan Rillskit në manastirin e themeluar prej tij, besimi marshon sërish nëpër këto troje nëpërmjet fytyrave të e afro 2000 pelegrinëve. “Ecja e parë pati një interes të madh. Afro 50 persona e përshkuan të gjithë distancën në një muaj”, kujton Piperkov. Gjatë viteve të pandemisë, pjesëmarrësit ishin dukshëm më pak, por entuziazmi i organizatorëve nuk u zbeh.
“Këtë vit, ecja është pak më e gjatë dhe ideja është që të mund të përballojmë ngarkesën e të gjithë rrugëtimit me ecje më të shkurtra ditore. Nëse në vitet e para kishim ditë me ecje 30 kilometra, tani ato do të jenë nga 10 deri në 20 kilometra në ditë. Po nisemi me një grup të vogël prej 20 vetësh nga Veliko Tërnovo dhe shpresoj se do të ketë njerëz të mjaftueshëm rrugës për ta mbajtur të ndezur zjarrin e idesë dhe rrugëtimi të përfundojë me sukses”.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, holypath.eu
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..