Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga viti i ardhshëm, punëdhënësit do të paguajnë vetëm dy ditët e para të lejes mjekësore

| rinovuar më 23-07-03 5.21.MD
Foto: BTA

Pensionistët më të varfër do të marrin një shtesë sociale për të arritur kufirin e varfërisë, por kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm, tha ministri i financave Asen Vasilev në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilën diskutohet buxhetin e shtetit. Përsa i përket ditëve të sëmundjes, u bë e qartë se nga viti 2024 punëdhënësit do të paguajnë vetëm dy ditët e para të tyre dhe jo, siç ndodh tani, tri të parat.  Me buxhetin e ri planifikphet të ruhet shuma e pagës minimale prej 780 leva, por leja e amësisë për vitin e dytë rritet me 70 leva dhe barazohet me pagën minimale. Në takim u theksua gjithashtu se duke filluar nga viti 2022 mblidhen informacione për të ardhurat reale të njerëzve, jo vetëm për të ardhurat e tatueshme dhe mbi të do të bazohen llogaritë për vitin e ardhshëm.

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh mbështeti, por jo njëzëri, buxhetet e Arkës Shëndetësore dhe Sigurimit Shoqëror Shtetëror, si dhe buxhetin e shtetit për vitin 2023, njoftoi pas takimit ministri i financave Asen Vasilev. Ai shtoi se buxheti i shtetit është në kuadrin e paraqitur - deficit 3%, rritje të ekonomisë 1.8%, inflacion 8.7%, pagesa të ruajtura sociale dhe politika e të ardhurave të kabinetit teknik, e cila është e përmirësuar me shpenzime kapitale të rafinuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD