Të bashkuar në supergrupin “Legjendat”, Jordan Karaxhov nga “Signall”, Dimitër Kërnev nga D2, Konstantin Cekov nga FSB dhe Stanisllav Sllanev – Stenli vazhdojnë turneun kombëtar. Përveç hiteve të dekadave të kaluara, në këto koncerte ata prezantojnë edhe këngën e tyre të parë prej autori “Legjenda për dashurinë”.
Për Radio Bullgarinë autori i këngës Dimitër Kërnev sjell më shumë hollësi si lindi ideja e krijimit:

“Është një kënaqësi e veçantë për mua të interpretoj këto këngë të shkëlqyera. Mund t’ju them se pas koncerteve ndihem shumë të ngazëlluar, sepse në skenë dalim tre nga këngëtarët më emblematikë bullgarë. Megjithëqë secili ka grupin e vet, me të cilin punon, për fat ne tingëllojmë si një ansambël. E pëlqej grupin “Legjendat” përveçse anëtar edhe si adhurues i muzikës. Dhe isha i sigurt se ky grup posedon potencialin të realizojë edhe një këngë të re.”

Dimitër Kërnev u ofron atyre që t’i japin atij mundësinë për të kompozuar muzikë me të cilën të kombinojë stilet e të gjitha grupeve nga vijnë, dhe nëse u pëlqen, ta bëjnë atë. Ai shkruan “Legjenda për dashurinë”, veçanërisht për këngëtarët në zë Jordan Karaxhov, Konstantin Cekov dhe Stenlei:
“Ata interpretues ishin frymëzimi im. Sepse tashmë në këtë punë të përbashkët më dhanë shumë, pikërisht si partnerë muzikorë. Kjo është ajo që e bëri këtë detyrë jo aq të vështirë - krijimin e kësaj kënge”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”