Për të qenë i qëndrueshëm, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, tha presidenti Rumen Radev. Ai priti në “Dondukov” 2 të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin. Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por nuk është i vetmi, theksoi presidenti. Ai përkujtoi se një pjesë integrale e vendimit evropian për integrimin evropian të Shkupit është zbatimi i Traktatit për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë nga viti 2017. Këto nuk janë më pyetje të hapura mes dy vendeve, por pyetje për marrëdhëniet e Shkupit me BE-në, vuri në dukje Radev.
Për fat të keq, gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është rritur, kemi vërejtur dhunë fizike ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare, qitje dhe djegie të klubeve kulturore bullgare”, theksoi presidenti.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..