Për të qenë i qëndrueshëm, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, tha presidenti Rumen Radev. Ai priti në “Dondukov” 2 të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin. Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por nuk është i vetmi, theksoi presidenti. Ai përkujtoi se një pjesë integrale e vendimit evropian për integrimin evropian të Shkupit është zbatimi i Traktatit për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë nga viti 2017. Këto nuk janë më pyetje të hapura mes dy vendeve, por pyetje për marrëdhëniet e Shkupit me BE-në, vuri në dukje Radev.
Për fat të keq, gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është rritur, kemi vërejtur dhunë fizike ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare, qitje dhe djegie të klubeve kulturore bullgare”, theksoi presidenti.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..