Ljubo Kirov u tregua artisti më produktiv, pasi u përhap në tregun muzikor kënga e tij e re "Hero dylli".
"Hero dylli" ka një tingull modern rock, për të cilin artisti thotë se ndoshta do të befasojë disa nga fansat e tij, derisa disa të tjerë do të jenë shumë të lumtur të dëgjojnë Ljubo Kirov-in e ri. Ai e ka krijuar muzikën së bashku me Angell Djullgerov dhe teksti është tërësisht i tij. Aranzhimi është përsëri nga aranzhuesi, kitaristi dhe miku i tij i vjetër - Angell Djullgerov.
Krahas audios, kënga ka dhe një videoklip me regji të Valeri Milevit – një regjisor i njohur bullgar. Klipi është frymëzuar nga tingulli rock and roll i këngës dhe imazhi i heroit prej dylli është në qendër të komplotit të tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...