Komisioni Evropian po ndërmerr hapat përfundimtarë për përfundimin e plotë të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit përballë Bullgarisë dhe Rumanisë, raporton “Politico”, duke iu referuar një pjese të raporteve për mekanizmin e përgjithshëm për sundimin e ligjit, të cilat do të publikohen më 5 korrik.
Mekanizmi u krijua në 2007 për të raportuar mbi progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht për Bullgarinë, në luftën kundër krimit të organizuar. Monitorimi i vazhdueshëm është një nga pengesat në rrugën e Bullgarisë drejt Zonës Shengen. Për hyrjen e Bullgarisë janë 25 nga gjithsej 27 shtetet anëtare të BE. Kundër saj janë vetëm Holanda dhe Austria. Holanda, e cila është kundër Bullgarisë, por jo kundër Rumanisë, kërkoi një raport të veçantë për mekanizmin e monitorimit për Sofjen, por Komisioni refuzoi, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...