Bullgarisë i mungon ende një numër i mjaftueshëm dënimesh përfundimtare për korrupsion në nivelet më të larta të pushtetit. Kështu thuhet në raportin e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit në shtetet anëtare të publikuar sot, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në raport vendosja e mekanizmit për llogaridhënie efektive dhe përgjegjësi penale të kryeprokurorit dhe vendosja e kontrollit gjyqësor mbi refuzimet e prokurorit për të filluar procedimin penal dhe mekanizmi i përmirësuar kombëtar i koordinimit për sundimin e ligjit konsiderohen si përparim i rëndësishëm i Bullgarisë, theksoi në mbledhjen e qeverisë kryeministri Nikollaj Denkov.
Komisioni Evropian po ndërmerr hapa për t’i dhënë fund Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit për Bullgarinë dhe Rumaninë, konfirmoi komisionerja evropiane për transparencë dhe vlera, Vera Jourova.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..