Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vollodimir Zelenski mbërriti në Bullgari

Foto: BGNES

Presidenti Vollodimir Zelenskimbërriti për një vizitë njëditore në vendin tonë, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë. Avioni i qeverisë bullgare, në të cilin udhëton kreu i shtetit ukrainas, u ul në aeroportin e Sofjes pak minuta pas orës 12:00.

Në Këshillin e Ministrave, Zelenski do të bisedojë me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe ministren e jashtme Maria Gabriel. Ai do të ketë  takime edhe me presidentin Rumen Radev dhe me udhëheqësit e grupeve parlamentare që paraqitën draft-deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Në Twitter presidenti ukrainas shkroi: “Do të bisedoj me kryeministrin Nikollaj Denkov, do të takohem me presidentin Rumen Radev, qeveritarë, deputetë, politikanë, gazetarë. Do të diskutojmë integrimin euroatlantik i Ukrainës, takimin e NATO-së, garancitë e sigurisë dhe zbatimin e Formulës së Paqes”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri dhe ministri i jashtëm do të organizojnë një diskutim me pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës, ambasadorëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook.

Vizita e Vollodimir Zelenski është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar u realizua një vizitë zyrtare – ajo e kryeministrit Kirill Petkov në prill të këtij viti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Ekziston një rrezik i mundshëm nga vala e migrantëve

Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare , në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i..

botuar më 24-10-04 3.11.MD
Evtim Milloshev

Sezoni turistik duhet të zgjatet, sipas ministrit të turizmit në detyrë

2024 është viti më i mirë pasi ka statistika për të ardhurat nga turizmi, akomodimet turistike, numrin e turistëve dhe regjistrimet e turistëve, numrin e personave që kanë kaluar nëpër pikat kufitare, tha ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev...

botuar më 24-10-04 12.18.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria duhet të jetë gati për të gjithë skenarët në Lindjen e Mesme

Ne duhet të jemi gati për skenarin më të keq, sepse situata u përshkallëzua pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit, tha për BNT ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Kemi hapa reagimi, që është përshkallëzimi i radhës”, theksoi..

botuar më 24-10-04 10.47.PD