Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

BE shkurtoi fondet për projekte në Kosovë, Malin e Zi dhe Republikën Srëpska

Kosova, Mali i Zi dhe Republika Srëpska në Bosnje dhe Hercegovinë u privuan nga grantet e BE-së për projektet në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Financimi shkon për Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Federatën Boshnjake-Kroate në Bosnje dhe Hercegovinë. Korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin social-ekonomik dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Totali i parave për vitin 2023 është 2.1 miliardë euro, raporton “Albanian Daily News”. Kosova u sanksionua pasi nuk përmbushi kërkesat e Brukselit për deshkallëzim në Kosovën e Veriut. Projektet e propozuara nga Podgorica u vlerësuan si “të parakohshme dhe të papërshtatshme”. Paratë për Banja Llukën u ndaluan për shkak të retorikës separatiste dhe veprimeve kundër shtetësisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Beogradi dëshiron që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet për Kosovën e Veriut

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një fjalim drejtuar popullit serb se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse “jeta e serbëve në Kosovë dhe siguria e tyre janë të kërcënuara”. “Në terren të kufizohen menjëherë veprimet e mëtejshme të strukturave të sigurisë dhe strukturave të tjera të institucioneve të përkohshme me seli në Prishtinë, të cilat kërcënojnë jetën, lirinë, sigurinë dhe ekzistencën e serbëve në Kosovë”, kërkoi Vuçiç. Sipas Reuters në Prishtinë, ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-së për operacionet Tomas Gofës tha se Kosova dhe Serbia nuk i kanë dëgjuar thirrjet ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e tensioneve në Kosovën Veriore.

Rumania hapi një urë të re rrugore në rrjedhën e poshtme të lumit Danub

Më 6 korrik, një urë e re mbi lumin Danub u hap pranë Brailla, që lidh qarqet Brailla dhe Tullça në Rumaninë Lindore, njoftoi agerpres.ro. Në ceremoni, presidenti Klaus Johanis deklaroi se objekti është ndërtimi më i madh që u realizua në Rumani në 3 dekadat e fundit. Ai shtoi se kjo është një provë e re se sa projekte të rëndësishme infrastrukturore mund të përfundojnë në Rumani. Ndërtimi filloi në vitin 2017. Kushton 500 milionë euro, prej të cilave 363 milionë u siguruan nga BE. Ura më e madhe e varur në Rumani është e fundit përgjatë rrjedhës së lumit dhe lidh portet e Detit të Zi dhe të Danubit në deltë me pjesën qendrore të vendit. Gjatësia e objektit është 2 km. Lartësia është 38 m. Ka 4 korsi. Ai zëvendëson tragetin ekzistues dhe përshpejton udhëtimin përmes Danubit me 50 minuta, duke lejuar më shumë se 11 000 makina të kalojnë në ditë.

Turqia kërkon një blerës të huaj për portin e Izmirit

Turqia planifikon t’i shesë portin Alsanxhak të Izmirit një shteti të Gjirit Persik, njoftoi Bloomberg. Ministri turk i transportit dhe infrastrukturës Abdjullkadir Urallogllu tha se Ankaraja zhvilloi bisedime me vendet e Gjirit Persik për shitjen e portit të Egjeut. Bloomberg vëren se kjo mund të jetë hapi i parë i madh nga ekipi i ri ekonomik i vendit për të gjetur investitorë të huaj. Urallogllu nuk njoftoi se cili është çmimi i shitjes apo kush mund të jetë blerësi i mundshëm. Në fund të korrikut, presidenti Rexhep Erdogan do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katarin për të negociuar investimet. Kompanitë turke Hutchinson Port Holdings dhe Global Yatırım Holding tashmë po bënin oferta për portin, por gjykata e ndaloi kontratën për 1.28 miliardë dollarë.

Misteret e reja Eleusinian janë ekologjike

Shekuj pasi nuk kryhen ritualet për nder të perëndeshave Demeter dhe Persephone, në qytetin grek të Elefsinës pranë Athinës, në vend të Mistereve Eleusinian u luajtën “mistere” të reja. Kështu quhen ngjarjet e ndryshme kulturore në periferinë e Athinës, sepse në vitin 2023 Elefsina është një nga tre kryeqytetet evropiane të kulturës. Nëse misteret e lashta pasqyronin kultin bujqësor të pjellorisë dhe rilindjen e natyrës, të rejat janë ekologjike - për lidhjet midis mjedisit dhe punës. Ato quhen edhe “misteret e tranzicionit”, sepse pasqyrojnë jo vetëm “karakteristikat unike të qytetit”, por edhe “sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Elefsina dhe Evropa, si ndotja e mjedisit. Në zonën e Elefsinës ndodhen disa nga ndërmarrjet më të mëdha industriale në Greqi - një rafineri nafte dhe një kantier detar, raporton BTA.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, Pixabay, BTA


Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD