Një aventurë e vërtetë nëpër labirintet imagjinare misterioze të Sofjes ofron ekspozita më e fundit rregulluar në sallat e galerisë së kryeqytetit “Kvadrat 500”. Ilustruesi japonez Hiro Kamigaki po krijon hapësira të reja urbane të kryeqytetit bullgar në projektin “Labirinti i Sofjes”. Veprat e tij janë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe nga 22 qershori deri më 20 korrik, fëmijët dhe të rriturit mund të zhyten në traditat kulturore të Bullgarisë, të kombinuara me imazhet e super-heronjve, burrave të maskuara të quajtur bullgarish “kukeri” dhe vjelëseve të trëndafilave. Të pajisur me një xham zmadhues në dorë, ata do të gjurmojnë lëvizjen e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit bullgar, do të gjejnë të dhëna dhe do të zgjidhin sfida të tjera misterioze gjatë rrugës, siç ndodh në serinë e librave të Hiro Kamigaki për detektivin Pier, të dashur nga shumë fëmijë bullgarë.
“Qasja karakteristike e Hiro Kamigaki për krijimin e çdo bote të re përfshin një studim të plotë të vendit, mbledhjen e informacionit nga materiali fotografik, hartat satelitore, planet urbane, një tipologji të zakoneve lokale dhe veçorive kulturore – shpjegojnë nga Galeria Kombëtare. - Kamigaki krijon një botë utopike në mendjen e tij, të pangarkuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me qytetin në fjalë - ai fillimisht nuk e viziton vendin që do të pikturojë, për të lejuar imagjinatën e tij të rikrijojë një situatë të re magjike. Piktori vizatoi labirintin shumëngjyrësh të Sofjes në vitin 2021 dhe pas vizitës së tij në kryeqytet në verën e vitit 2022, ai dhe ekipi i tij IC4DESIGN krijuan hartën bardhë e zi të qytetit, një version shumë më i saktë dhe i detajuar në të cilin ndërthuren mesazhet verbale.”
Kështu, para syve të shikuesit shpalosen labirinte figurative misterioze, qytete futuriste, balona me ajër të nxehtë, thesare të fshehura, personazhe të pabesueshëm – kafshë, ninja etj. Dhe përveç botës magjike janë objektet dhe thesaret e fshehura që publiku duhet t’i zbulojë - një provë e vërtetë e vëzhgimit, njohurive dhe durimit të çdo fëmije dhe të rrituri.
Ilustruesi japonez Hiro Kamigaki dhe kolektivi i tij IC4DESIGN tërhoqën fëmijët dhe familjet e tyre tashmë me librin e tyre të parë – “Detektivi Pier e zgjidh çështjen”, i cili u botua në Japoni në vitin 2014, dhe një vit më vonë bëri debutimin e tij ndërkombëtar. Seria e librave është e përkthyer në 37 gjuhë në mbi 38 vende, përfshirë Bullgarinë. Kolektivi i ilustruesve, i formuar nga Hiro Kamigaki në Hiroshima në vitin 1998, ka fituar çmime të shumta prestigjioze dhe është zgjedhur si një nga 200 ilustruesit më të mirë në botë nga juria e organizatës American Illustration и Society of Illustrators.
Redaktore Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: nationalgallery.bg
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të..