Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj, shoqata “Malësori i Ri” – Petriç i vuri vetes për qëllim ngjitjen e të gjitha majave më të larta të maleve në Bullgari, transmetoi BTA. Iniciativa i përket një grupi fëmijësh. Deri më tani adhuruesit e malit janë ngjitur në gjithsej 24 maja. Këtë muaj, alpinistët e rinj kanë synuar pushtimin e malit Aramlija, malit Ruen, malit Botev, malit Bogdan dhe malit Gocev, ndërsa në gusht do të nisen drejt majave të Pirinit dhe Rillës - Vihrenit dhe Musallasë.
Në grup marrin pjesë rreth 40 fëmijë nga mosha 7 deri në 18 vjeç dhe synimi i tyre është të shkelin të gjitha 39 majat malore deri në nëntor. Shkaku i shoqatës “Malësori i Ri” është ndjekja e motos së shkrimtarit dhe themeluesit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari, Aleko Konstantinov – “Njihuni me atdheun që ta doni”.
Prandaj, shumë shpesh shoqata kombinon ngjitjen e majave me data historike. Përveç historisë, fëmijët i kushtojnë vëmendje edhe biodiversitetit dhe veçorive në zonat që vizitojnë. Kështu, përveç dashurisë për malet, ata zhvillojnë edhe qëndrimin ndaj natyrës dhe atdheut. Gjatë ngjitjes në maja ata mësojnë për heronjtë kombëtarë, shpirtin dhe kulturën bullgare, gjë që kontribuon në rritjen e tyre morale, shpirtërore dhe intelektuale.
Me rastin e nismës së këtij viti, për çdo pjesëmarrës është krijuar një pasaportë personale turistike, ku fëmijët shënojnë majat e pushtuara.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..