Kryeministri Nikollaj Denkov mohoi se kishte një mosmarrëveshje midis tij dhe ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev mbi ndihmën ushtarake për Ukrainën. Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj qëndrimit të shprehur nga zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, se të dy kanë dhënë informacione kontradiktore për angazhimet e bëra ndaj Presidentit Volodimir Zelenski.
“Ne kemi municione të cilave u skadon afati i përdorimit për 2-3 vjet dhe nëse nuk i sigurojmë tani do të paguajmë për asgjësimin e tyre më vonë”, theksoi kryeministri për Nova Tv. Sipas tij, vendi ynë ka municione të mjaftueshme për të mbuluar aftësinë e tij luftarake.
"Ne po e ndihmojmë Ukrainën sepse është shumë më mirë që ky front të qëndrojë sa më larg kufijve tanë dhe ky është interesi kombëtar i Bullgarisë," tha Nikollaj Denkov.
Për sa i përket referendumit të refuzuar për ruajtjen e levës bullgare deri në vitin 2043, të propozuar nga partia “Vëzrazhdane”, kryeministri e cilësoi vendimin e Kuvendit Popullor si “ligjërisht korrekt”. Sipas tij, populli bullgar është pro-evropian.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..