Ministrja e Turizmit, Zarica Dinkova, na bëri thirrje që të mbrojmë Detin tonë të Zi nga "fushata e baltës" që po bëhet me qëllim kundër markës bullgare, fushatë kjo e cila “i plotëson të gjitha kriteret për hibriditet”, theksoi ministrja për Nova Tv.
Sipas saj, muajin e fundit në detin tonë janë regjistruar 1 milionë fjetje, që është 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Ka shqetësime për muajin e ardhshëm, por tani për tani sezoni po shkon mirë”, ka komentuar ajo.
Zarica Dinkova shtoi se çdo ditë merr raporte për rrymat detare dhe ndotjen e mundshme. “Deti ynë është i sigurtdhe i pastër”, siguroi ministrja.
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..