Sonte në skenën e Festivalit të Artit Rinor “Solinaria”, Vasilena Serafimova do ta transferojë publikun në botën e instrumenteve me goditje me projektin e saj prej autori.
E lindur në qytetin Pleven në një familje muzikantësh, Vasilena Serafimova shfaqi cilësitë e saj muzikore që në fëmijërinë e hershme. Falë babait të saj, Simeon Serafimov zbuloi botën e veglave me goditje dhe u bë nxënëse e tij në moshën shtatë vjeçare. Në vitin 2004, ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov”. Arsimin e vazhdoi në Francë, ku mori dy diploma master. Në vitin 2011/2012 u specializua në The Juillard School në Nju Jork.
Fituesja e një sërë çmimesh prestigjioze si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën, Vasilena Serafimova performon shpesh në skenat bullgare, duke përfshirë edhe pianistin francez Toma Enko. Një pjesë e repertorit të tyre të përbashkët janë variacionet e këngës popullore bullgare “Dillmano, Dillbero”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...