Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë buxhetin e shtetit për vitin 2023 me 156 vota “pro”. Mbështetja erdhi nga deputetët e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS, përderisa “BSP për Bullgarinë”, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” ishin kundër.
“Ky buxhet nuk është revolucionar, ai vazhdon politikat dhe praktikat e mira të nisura vitet e fundit. Ne arrijmë të qëndrojmë në një deficit prej 3% për të tretin vit dhe ia dalim sipas portofolit dhe kjo nuk i dëmton qytetarët bullgarë”, sipas ministrit të financave Asen Vasilev.
Përkundër mbështetjes, GERB-SDS deklaroi se buxheti nuk zgjidh asnjë problem të vetëm dhe as nuk parasheh një reformë serioze.
Sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, masat e qeverisë po bllokojnë punën e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Në plan-llogarinë shtetërore parashikohen 69.5 miliardë leva / 35.53 miliardë euro/ të ardhura nga më shumë arkëtimi nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Agjencia e Doganave, nga 100% dividente nga ndërmarrjet shtetërore dhe vetëm nga 1.8% rritje ekonomike.
Shpenzimet janë 74 miliardë leva /37.84 miliardë euro/, ndërsa pagesat sociale ruhen - pensionet e rritura sipas rregullit zviceran, 780 leva paga minimale mujore /398.81 euro/, 504 leva /257.69 euro/ kufiri i varfërisë.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..