Tre muaj pas fillimit të punës Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor zgjodhi udhëheqësit e 22 nga gjithsej 25 komisione të përhershme parlamentare. Numri më i madh i komisioneve - 14, do të kryesohen nga GERB-SDS, DPS do të drejtojë 5 dhe PP-DB - 3 komisione. “Vëzrazhdane”, BSP dhe “Ka një popull të tillë” bojkotuan procedurën, refuzuan të emëronin përfaqësues të tyre dhe u larguan nga salla, duke akuzuar shumicën për marrëveshje të prapaskenës.
Lideri i GERB-it Bojko Borisov drejtoi komisionin për politikë të jashtme, ndërsa bashkëkryetari i PP Kirill Petkov - komisioni për çështjet e BE-së. Ndër komisionet e drejtuara nga GERB janë ata për çështje kushtetuese me kryetar Radomir Çollakov, për kontrollin e shërbimeve me në krye Daniell Mitov dhe për mbrojtjen e kryesuar nga Hristo Gaxhev. Komisioni i buxhetit do të kryesohet nga Jordan Conev nga DPS.
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..