Vanja Jordanova është e re, e talentuar dhe i pëlqen të pikturojë botë të ndryshme. Një pjesë e vogël e tyre janë përfshirë në përmbledhjen e saj të parë me poezi "Vizatoj ëndrra", e cila u shfaq në vitin 2021. Së fundmi, në tregun bullgar doli dhe përmbledhja e saj e parë me tregime - "Qëndisje në zemër". Nëpërmjet tij duket, sikur me një "makine kohe", Vanja na transporton në kohët e Rilindjes për të rikrijuar magjinë e zanateve të vjetra bullgare, dashuritë dhe historitë e të parëve tanë. Vanja Jordanova është gjithashtu mësuese e spanjishtes në shkollën e mesme 157-të të studimeve të gjuhëve të huaja të Sofjes "César Vallejo", master në turizmin kulturor dhe një person që e do atdheun.
Interesi i saj për letërsinë është i hershëm që nga fëmijëria, por siç thotë vetë Vanja - "Nuk e imagjinoja kurrë që një ditë do të mund të depërtoja te kaq shumë njerëz me fjalët e mia". Komentet e para për librin e saj të ri "Qëndisje në zemër" janë më se inkurajuese. Frymëzimi për ta shkruajtur lindi dhjetë vjet më parë, kur Vanja studionte "Turizëm Kulturor" në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”. Dëshira sa vjen e rritet pasi ajo kalon pak kohë në shtëpinë e vjetër të familjes së burrit të saj në afërsi të qytetit Elena. Vanja shkroi një pjesë të madhe të tregimeve të saj atje - në verandën e shtëpisë, në heshtjen dhe freskinë e Ballkanit.
“Mënyra e jetesës së njeriut modern është e ndryshme dhe gjithnjë e më e largët nga koha kur lulëzonin zanatet, por ndjenjat, emocionet, janë diçka që përjetojnë edhe të rinjtë modernë. Nuk është rastësi që titulli i koleksionit tim është "Qëndisje në zemër", sepse në këtë mënyrë përpiqem ta drejtoj lexuesit drejt dridhjeve të zemrës së personazheve. Dashuria është gjithmonë me ne, përjetohet në çdo shekull, por në kohën që po përshkruaj ishte e pamundur për disa klasa të caktuara. Për shembull, kam një histori për një vajzë të varfër që bie në dashuri me djalin e një pasaniku, por babai nuk lejon ata të "martohen". Të dy duhet të kalojnë shumë peripeci për të qenë bashkë, por shpeshherë kjo ka qenë e pamundur”.
Të rinjtë e sotëm janë të nxituar, duan që çdo gjë të ndodhë sot, këtu dhe tani dhe në këtë mënyrë humbet kënaqësia e arritjes së synimeve të tyre. Kjo është arsyeja pse Vanja Jordanova i bën apel botës moderne që të bëjë një pauzë...
“Le të ndalemi për një moment dhe të kërkojmë rrënjët tona. Kjo është ajo që jam përpjekur të bëj me shumë dashuri në librin tim. Ka edhe arsye për të qenë krenarë që jemi bullgarë, që jemi një komb i fortë dhe i pasur - me historinë tonë, me natyrën dhe traditat tona, me shpirtin tonë të fortë. Besoj se duke u kthyer në të kaluarën, kuptojmë më mirë se çfarë kemi pasur dhe çfarë mund të kemi”.
Duke ndjekur rrënjët e tyre, një ditë një pjesë e madhe e bullgarëve, të cilët sot janë të shpërndarë nëpër botë, do të gjejnë rrugën e kthimit - fizikisht dhe shpirtërisht dhe do të kthehen në atdheun e tyre - beson Vanja Jordanova. Si mësuese e spanjishtes, ajo përpiqet t'ua përcjellë filozofinë e saj studentëve të saj, të cilët shpesh pas diplomimit zgjedhin rrugët e botës, por me premtimin - të kthehen.
“Që në klasën e 11-të fillojnë të hulumtojnë mundësitë e universiteteve jashtë vendit, por një pjesë e madhe vendosin edhe të qëndrojnë, zgjedhin profesione që mund të ushtrojnë këtu. Gjërat janë të ndara 50 me 50.”
Vanja Jordanova sheh para në kohë dhe synon të botojë një roman vitin e ardhshëm, bazuar në përmbledhjen me tregime "Qëndisje në zemër", në të cilin, në sfondin e kontekstit historik bullgar të shekujve XVIII-XIX, ajo do të zbulojë historitë njerëzore dhe komoditetin e vatrës familjare të zakonshme bullgare.
Foto: Arkivi personal i Vanja Jordanova dhe Krasimir Martinov
Përgatiti në ship: Kostandina Bello
De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..
Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..