“Në vitin 2022, eksporti i prodhimit të armëve nga Bullgaria u rrit me 200%. Vlera e tyre është më shumë se 1.6 miliardë euro. Rritja e të ardhurave është 220% krahasuar me vitin 2020”, tha për BNT ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov. Viti 2022 është i dyti nga 15 vitet e fundit me rritjen më të madhe të investimeve, shtoi ai. Trendi vazhdon edhe në vitin 2023. Për 4 muajt e parë të vitit, investimet në Bullgari u rritën me 60%. Ministri komentoi se çdo ditë takohet me investitorë ndërkombëtarë dhe kompani vendase që duan të zgjerojnë prodhimin e tyre dhe janë optimistë për pranimin e ardhshëm të Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë. Interes më të madh ka ndaj rajoneve me infrastrukturë të zhvilluar si Plovdivi, e në vitin e fundit edhe Burgasi, i cili vitin e kaluar ishte në vendin e parë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Po punohet për të caktuar qytetet Ruse, Pleven dhe Vidin si qendra investimi në Bullgarinë Veriore, tha ministri.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..