Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit publikoi udhëzime për procedurën e vërtetimit të origjinës bullgare. Sipas tyre, mbi bazën e origjinës bullgare aplikantët për vizë D në përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë jashtë vendit paraqiten në zyrën konsullore për përkthim dhe vërtetim të dokumenteve origjinale për origjinën bullgare, si dhe për vërtetimin e Deklaratës së Vetëndërgjegjes Kombëtare Bullgare. Aplikantët dërgojnë në mënyrë të pavarur kompletin e plotë të dokumenteve me postë ose me korrier në adresën e Agjencisë, duke i paguar vetë shpenzimet. Agjencia pranon, regjistron dhe deklaron vendimin e saj për origjinën bullgare.
Nëse ka një status në faqen e internetit të Agjencisë për lëshimin e një Certifikate për origjinën bullgare, aplikanti për vizë D merr një foto të statusit dhe ia bashkëngjit dokumenteve të aplikimit. Me kusht që të gjitha dokumentet e tjera që vërtetojnë arsyet për marrjen e vizës D janë të rregullta, me mbërritjen në Bullgari aplikanti paraqet një kërkesë në Drejtorinë e Migracionit.
Algoritmi i veprimit është në këtë adresë:
https://www.aba.government.bg/news/informatsiya-za-litsata-kandidatstvashchi-za-viza-d/354?fbclid=IwAR1ZiWCZ9x1W1As8nEQAbAcwjqg62rmLl-PqKQWKJ3QRYYrt15QOebqNZzkRadioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..