Kamelia Todorova merr pjesë në Sofia Summer Fest me një edicion veror të projektit “Muzika e Përjetshme”. Koncerti është sonte në Parkun Jugor, në Sofje. Programi përfshin standarde të xhazit të shumë gjeneratave, pop, rok, ritëm dhe bluz dhe këngë të shpirtit.
Projekti “Muzika e Përjetshme” është një udhëtim në historinë e muzikës botërore. Ai spikat me interpretime të reja, një aranzhim bashkëkohor dhe vazhdimësi të traditave muzikore bullgare. Për këtë projekt, këngëtarja Kamelia Todorova krijoi një ekip muzikantësh dhe interpretuesish të rinj të talentuar - një treshe vokale mbështetëse dhe një kuartet muzikantësh.

Një nga hitet e arta të këngëtares Kamelia Todorova është “Ëndrrat e pëshpëritura” me muzikë dhe aranzhim të Aleksandër Brëzicov, tekst të Matej Stojanov. “Ëndrrat e pëshpëritura” është nga albumi i tretë i këngëtares “Ndjenja”, i incizuar në vitin 1994. Albumi përfshin të gjitha këngët e regjistruara me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Vili Kazasjan përpara largimit të këngëtares jashtë vendit në vitin 1983. Pak e dinë që “Ndjenja” është titulli i kësaj kënge - shumica e dinë nga vargjet e para që këndojnë të gjithë:
“Taksitë e fundit po nxitojnë,
i mpirë nga të ftohtit e natës,
dhe vetëm era po na pyet
si e mbushëm qytetin me dashuri.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”