Për të dhjetën vit radhazi, qyteti Samokov, në Bullgarinë Jugperëndimore, do të jetë mikpritës i festave të Çakër Vojvodës, organizuar nga Klubi i entuziastëve të armëve historike “Çakër Vojvoda”. E premtja është për mirëseardhjen e pjesëmarrësve. Programi fillon të shtunën me një hapje zyrtare në orën 10:30 në zonën “Çakërova Poljana”. Veprimtaria do të vazhdojë me rikrijimin e veprës së Çakër Vojvodës, kurban dhe një program folklorik.
Çakër Vojvoda vepronte me kaçakët e tij në malin Rilla në shekullin e XIX-të gjatë sundimit osman dhe mbrojti nga bastisjet vendin më të shenjtë bullgar - Manastirin e Rilës.
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare...
Ndërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit është në fokus të javës së shtatë me radhë Ndërkombëtare “Erasmus+”, e organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos..