Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak në deklaratat e deputetit rus Pjotr Tolstoj

Zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov
Foto: BGNES

Deklarata e zëvendëskryetarit të Dumës Ruse Pjotr Tolstoj se Deti i Zi është rus dhe duhet të kontrollohet është "i paturpshëm, i papranueshëm dhe nuk korrespondon me të drejtën ndërkombëtare", tha zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Nova TV. Ai nuk e merr deklaratën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak. "Deklarata tregon mënyrën e të menduarit në rrethin e brendshëm të Putinit, se si këta njerëz e konsiderojnë lehtësisht instrumentin ushtarak si një mjet për ambiciet neo-perandorake dhe flasin lehtë për luftë kundër vendeve të NATO-s." Këto deklarata propagandistike synojnë të ngjallin frikë.

Për deklaratën e Tolstojit se bregdeti bullgar i Detit të Zi është plot me rusë të cilët do të aktivizohen nëse është e nevojshme, Zaprjanov tha se kushdo që respekton ligjin është i mirëpritur në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

F-16 Block 70

Më 31 janar, i dorëzojnë Bullgarisë avionin e parë ushtarak F-16

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..

botuar më 25-01-29 10.48.PD

Nxënësit bullgarë garojnë për të marrë pjesë në kampet hapësinore të NASA-s

200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..

botuar më 25-01-29 6.45.PD

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD