Ministri i Bujqësisë Kirill Vëtev paraqiti problemet e Bullgarisë lidhur me lulediellin dhe qumështin pluhur në Këshillin e Bujqësisë të BE-së në Bruksel. Në Bullgari pritet një korrje e mirë, por për shkak të importit të lirë të lulediellit dhe vajit nga Ukraina në vitin 2022 ka 700 000 tonë luledielli të vjetër në magazinë.
Pritet një rritje e re e importeve ukrainase, paralajmëroi Vëtev, nëse kapacitetet në Bullgari dhe vendet fqinje nuk janë në gjendje të përpunojnë sasitë e rritura dukshëm. Vëtev theksoi se këtë vit kemi të korrat më të shtrenjta në Evropë dhe logjistika është ndryshuar totalisht që nga lufta në Ukrainë. Ai kërkoi përmirësimin e tranzitit të grurit ukrainas përgjatë "korridoreve për solidaritet" dhe mbrojtje për prodhuesit bullgarë.
Rritja e importit të qumështit pluhur po shkakton dumping të çmimeve dhe po rrezikon blegtorët bullgarë, paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimit për kafshët, tha Vëtev dhe kërkoi ndihmë shtesë shtetërore për këtë sektor.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...