Grupi 4ETNO, pjesë e asociacionit muzikor 4ETRI, prezantoi këngën e tij më të re “Moj, Marijko”. Interpretimi eklektik i këngës origjinale popullore, “Moj, Marijko” tërheq vëmendjen me tingullin dinamik, vokalin e fortë, lirikën mbresëlënëse rap. Muzikën e kompozuan pjesëmarrësit e grupit 4ETNO, ndërsa tekstin e krijoi Goce Velikov, i cili qëndron pas bashkimit të këtyre muzikantëve të rinj. Ja sesi Goce Velikov prezanton shoqatën muzikore 4ETRI dhe grupin 4ETNO:
“Këta janë një grup njerëzish me të cilët ne punojmë së bashku dhe me të cilët ende besojmë se folklori bullgar, dhe jo vetëm ai, mund të vishet në mënyra të ndryshme përmes muzikës për të arritur gjithnjë e më shumë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Neve me të vërtetë na pëlqen të eksperimentojmë dhe të kërkojmë opsione të ndryshme për tingëllimin. Folklori bullgar është unik dhe mund të përzihet me shumë stile të ndryshme muzikore, dhe ne përpiqemi ta bëjmë atë në një mënyrë interesante.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”