Një projekt për studimin e gjuhës bullgare jashtë vendit në kuadër të programit Erasmus+ fitoi financim në vlerë prej 250 mijë eurosh, njofton në rrjetet sociale Prof. Galja Hristozova, menaxhere e projektit. Nisma është e Universitetit të Lirë të Burgasit në partneritet me pesë shkolla bullgare jashtë vendit. Qëllimi i projektit “Transformimi digjital në arsimin e gjuhës dje letërsisë bullgare (UchaBEL-4.0)” është, nëpërmjet transformimit digjital dhe shfrytëzimit të mundësive të teknologjive digjitale, të mbështesë mësimin e gjuhës bullgare për nxënësit që jetojnë dhe studiojnë në një mjedis të huaj gjuhësor dhe zotërojnë ose jo bazat e gjuhës bullgare.
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..