Tri ditë, tri net, në tri skena për të tretin vit radhazi – kjo është Open Buzlluxha 2023.
Nga data 10 deri më 13 gusht, festivali me një kauzë ofron një përjetim të ndryshëm në mesë të natyrës së bukur dhe në shoqërim të veprimtarive muzikore dhe kulturore. Qëllimi është ruajtja dhe hapja e monumentit “Buzlluxha” si vend i artit, kulturës dhe historisë. Ai nuk është i lidhur politikisht dhe nuk synon restaurimin e plotë të monumentit, por konservimin dhe ripërdorimin për qëllime edukative dhe turistike.
Të tre skenat quhen Kryesore, Monumentale dhe Pyjore.
Skena Kryesore në lëndinën përballë vilës malore Buzlluxha do të ofrojë rok, hip-hop dhe RnB me shfaqje nga katër grupe çdo natë. Titullarët janë grupet “Ostava”, “Kerana dhe kozmonautët” dhe SO CALLED CREW.
Në Skenën Monumentale përballë monumentit emblematik të kohës socialiste, do të tingëllojë muzikë elektro, tekno dhe house. Këtë vit, Skena Monumentale po pasurohet dhe përveç DJ-ve vendas, të ftuar do të jenë edhe pesë artistë ndërkombëtarë.
Skena në Pyll hapet në orën 22:00 dhe do të argëtojë vizitorët deri në mëngjes.
Të tri netët monumenti do të ndriçohet nga video-mapping e parë 3D e Buzlluxhës.
Gjatë ditës do të ketë një program aktivitetesh shumëngjyrëshe për të kënaqur çdo interes: leksione, eksperienca, sporte, punëtori, ekspozita, kinema dhe një program për fëmijë.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotos: Buzludzha ProjectYjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti..
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17..